Seanca e Kuvendit

Pushteti nuk e voton rezolutën për çmimin e lartë të rrymës, mbyllet seanca e jashtëzakonshme

Në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Kjo rezolutë nuk është përkrahur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Pro kësaj rezolute kanë votuar vetëm 29 deputetë të opozitës.

Ndërsa, 55 deputetët të VV-së kanë abstenuar.

Pas votimit, seanca e jashtëzakonshme është mbyllur, ndërsa ka nisur seanca e re plenare. /Ballkani.info/