Pushteti i Aleksandar Vuçiqit ka filluar ta ndjejë presionin e protestave qytetare në Beograd dhe gjithandej Serbisë.

Për ta minimizuar sa më shumë protestën e mbrëmshme, ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka thënë pjesëmarrës ishin vetëm 5000 qytetarë.

Sipas tij, në protestën me moton “Një në pesë milionë” e organizuar kundër dhunës dhe represionit të pushtetit, numri prej 5000 pjesëmarrësve është i saktë, shkruan Ballkani.info.

“Ky numër është real dhe ekzakt”, tha ai.

Në një konferencë për media, Stefanoviq tha se ky është vlerësimi i policisë serbe.

“Le të më tregojnë matematikisht ekzaktësisht se kjo është ndryshe”, tha ai.

Organizatorët e protestës së mbrëmshme thanë se pjesëmarrja e qytetarëve arriti ndërmjet 35 mijë dhe 40 mijë njerëz. /Ballkani.info/