“Pushteti i ri e paska udhëheqësinë me villa në Marigona Hill”

Analisti politik, Fitim Salihu, ka reaguar pas raportimeve për borxhin e presidentes, Vjosa Osmani, ndaj kompleksit “Marigona Hill” prej 87,900 euro.

Në deklarimin e pasurisë, shefja e shtetit nuk ka deklaruar ndonjë shtëpi a apartament të blerë në këtë kompleks, por ka deklaruar shumën që detyrohet ta paguajë ndaj kompleksit.

“Pushteti i ri, zeri i shtresave te shtypura dhe i luftes kunder pabarazise, e paska udheheqesine me villa ne Marigona Hill. Edhe Partia e Punes e Shqiperise ka pretendu qe eshte parti e punetoreve dhe fshatareve, por Byroja e saj Politike ka jetu ne villat e blinduara brenda zones se Bllokut. Sikur me qene ligj i pashkruar – sa me shume flet per barazi, aq me shume ta kanda pabarazine e lluksin”, ka deklaruar analisti Salihu.

Tutje, ai në reagimin e tij ka rezervuar kritika edhe për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë “Borgjezia e kuqe neper villa, militantat neper komente te portaleve”.

“Albini se paku po mundohet edhe do dite me na mashtru qe kinse merr shtepi 500 m² ne Taslixhe me qira 250 euro ne muaj. Shoket e shoqet e tij as po mundohen me na mashtru. E kane nxjerre lluksin dhe babezine sheshit. Kur vjen puna te lluksi, nuk jane bash “krejt dhe drejt”. Disa mbesin aktivista deluzive, te tjeret blejne villa e banesa ne Marigona Hill. Borgjezia e kuqe neper villa, militantat neper komente te portaleve. Keshtu e kish jeta”, ka shtuar tutje ai.

Osmani në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar e ka të listuar një detyrim që e kishte ndaj “Marigona Hill”. Ajo kishte deklaruar detyrim prej mbi 115 mijë eurove ndaj këtij kompleksi.