Pushimi njëmujor me Prishtinën, Munishi do të bëhet me një punë të re gjatë Kupës së Botës

Trajneri i njohur i futbollit kosovar, Ismet Munishi, së shpejti do të rikthehet në ekranin e RTV Dukagjinit, bën të ditur faqja zyrtare e televizionit në fjalë, përcjell Demokracia.com.

Munishi që aktualisht është në krye të FC Prishtinës, do të jetë pjesë e projektit më të ri televiziv. Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Drejtori ekzekutiv i televizionit, Dardan Belegu, sot ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me trajnerin prishtinas.

Munishi do të jetë pjesë e një paneli fantastik përgjatë një muaji, ku do të flasim e diskutojmë për çdo gjë rreth ngjarjes më të madhe sportive në botë.

Përveç diskutimeve, në emisionin që do t’i kushtohet ekskluzivisht Kupës së Botës Katar 2022, do të ketë edhe shumë risi tjera./Demokracia.com/