Pushimet romantike të Leonardo Di Caprios me të dashurën Camila Marrone

Leonardo DiCaprio, 44 vjeç po shijon pushimet romantike me Camila Morrone, 22 vjeç.

Aktori dhe e dashura e tij u shfaqën të dashuruar teksa po pushojnë në një jaht në Itali, shkruan DailyMail.

Ylli i Hollywood-it, 44 vjeç, ndau një përqafim të ëmbël me modelen e veshur me bikini, teksa iu bashkuan aktorit Sean Penn, 58 vjeç dhe të dashurës së tij Leila George, 27 vjeç.

Leonardo po shijon pushimin shumë të merituar pas një pune të lodhshme rreth filmit të fundit.

Leonardo dhe Camila janë në lidhje që prej dhjetorit 2017, por vitin e kaluar konfirmuan lidhjen duke dalur publikisht.

Një burim i “US Weekly” nëntorin e kaluar tha se dyshja e kanë lidhjen serioze dhe së shpejti do të martohen.

loading…