“Punova shumë si stripiste”, Cardi B: Ish-i dashuri më vodhi paratë e fituara

Cardi B ndihet keq kur kujton kohën kur ish i dashuri i vodhi 20,000 dollarë nga paratë e saj si striptiste.

“Kur isha 20 vjeç … e thosha kaq shumë: ‘Unë jam 20 vjeç dhe kam 20,000 dollarë’ Edhe kjo më bënte të ndihesha krenare sepse punova shumë” tha 29 vjeçarja, në podcastin “Lip Service” të Angela Yee të martën.

“Por një ditë numërova paratë dhe kuptova se më kishin mbetur vetëm 1000 dollarë. Ai mori paratë e mia dhe nuk u përgjigj në telefon për tërë ditën, kur telefonova për të pyetur për këtë.

Unë po çmendesha, dhe më pas ai tha: “Po, i mora paratë sepse jam në Kaliforni”, shtoi reperja.

Reperja e “Bodak Yellow” ka treguar se ka mbetur e “traumatizuar” nga ngjarja.

Cardi gjithashtu pranoi gjatë intervistës se kishte bërë seks në publik me bashkëshortin e saj reper, Offset.

Kujtojmë që dyshja u martuan fshehurazi në shtator 2017.