VIDEO

Punonjësit e KOSTT-it ngjiten në 30 metra lartësi në shtyllën e akullt (VIDEO)

Punonjësit e mirëmbajtjes së linjave të KOSTT-it sot janë ngjitur në një shtyllë të akullt elektrike në 30 metra lartësi, në temperaturë minus tetë gradë celsius.

Në njoftimin e KOSTT-it, në rrjetin social Facebook thuhet se kjo ishte me motivin për shërbimin në interesin publik.

“Punonjësit e mirëmbajtjes së linjave të KOSTT-it ngjiten në shtyllën e akullt elektrike në 30 metra lartësi, në kushte ekstreme atmosferike rreth -8 gradë celsius, por me motivin për shërbim në interes publik, që qytetarët të kenë furnizim të besueshëm me energji elektrike nga aspekti i transmetimit. Guxim për t’u admiruar!”, thuhet në njoftim.