Punimet në sheshin e Pejës janë ndalur për shkak se kontraktori ka shkuar në pushim

Kalimi nëpër qendrën e Pejës është bërë i vështirë.

Komuna që nga qershori, ka filluar rindërtimin e sheshit “Nëna Tereza” me qëllim të shtrimit me kalldrëm. Por, ka dy muaj që puna këtu është ndalur.

Pushteti lokal po akuzohet për mos transparencë në këtë projekt, njofton Klan Kosova.

Kontraktori ka shkuar në pushime verore.

Shoqëria civile po e akuzon komunën për mungesë transparence, ndërkaq qytetarët këtë zvarritje po e lidhin me fushatën zgjedhore.

“Kanë prishur sheshin dhe dëshirojnë të e përfundojnë në kohë të votave që të duken sikur po punojnë diçka”, ka thënë një qytetar.

Projekti për Korzën e Pejës do të kushtojë diku më shumë se gjysmë milionë euro.

loading…