Punimet e dobëta te varrezat e dëshmorëve, fshihen emrat e heronjve Ilir Konushevcit e Hazir Malajt

Dy vite më parë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, janë rivarrosur dëshmorët Ilir Konushevci e Hazir Malaj.

Por për shkak të punimeve të dobëta në mermer, vështirë dallohen emrat e tyre.

Lidhur me këtë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me babain e heroit, Ilir Konushevci, Halitin, kanë vëzhguar punimet që janë kryer në ato varre.

Kujtojmë që sot shënohet 23 vjetori i rënies së tyre. Eshtrat e dy heronjve janë rivarrosur 20 vjet pas vrasjes së tyre. Deri atë ditë, eshtrat e tyre kanë pushuar në Tropojë të Shqipërisë.