Punëtori në Prishtinë rrezikon jetën gjatë punës

Në disa fotografi të realizuara sot në lagjen ‘Dragodan’ të Prishtinës, punëtori pa mbrojtëse gjendet në një lartësi 5-katëshe.

Në këto raste, shumë punëtor bien duke marrë edhe lëndime serioze e fatkeqësisht disa përfundojnë me fatalitet.

Pavarësisht inspektimeve të shumta, ende ky sektor mbetet më i pasigurtë për punëtorët.

Kjo pasi gjatë vitit të kaluar, por edhe sivjet, ka pasur mjaftë raste të vdekjeve aksidentale, sidomos ato që kanë qenë në lartësi të madhe.

Ndër arsyet e vdekjeve në vendin e punës janë kushtet jo të sigurta në të cilat punojnë punëtorët.

Ndryshe, edhe javën e kaluar, një punëtor rreth të 50-ve vdiq në vendin e punës, përkatësisht në një ndërtesë shumëkatëshe në Prishtinë.

loading…