pagat

Punëtorëve të Pallatit të Rinisë u dalin pagat për dy muaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se tashmë Pallati i Rinisë është në menaxhim të kësaj komune.

I pari i Prishtinës ka bërë të ditur do të fillojnë të punojnë në stabilizimin e ndërmarrjes, që sipas tij, janë mbi 3 milionë euro borxhe.

“Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë paguar paga për 2 muaj”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social “Twitter”.