Punëtorëve të ndërtimtarisë në Zvicër do t’u rriten pagat, do të marrin 150 euro më shumë

Si rezultat i negociatave, duke filluar nga 1 janari 2023, paga aktuale do të rritet me 150 franga dhe paga minimale me 100 franga

Punëtorët e ndërtimit në Zvicër do të kenë rritje të pagave prej 150 CHF, duke filluar nga viti i ardhshëm, transmeton albinfo.ch.

Shefat e ndërmarrjeve të ndërtimit dhe sindikatat kanë gjetur zgjidhjen në mosmarrëveshjen e mprehtë të punës, e cila po përshkallëzon, bëjnë të ditur shoqatat dhe sindikatat e mjeshtërve të ndërtimit.

Delegacionet negociuese të Shoqatës së Ndërtuesve të Zvicrës SBV dhe sindikatat Unia dhe Syna kanë rënë dakord të martën mbrëma për një rezultat, pas negociatave intensive, shkruan srf.ch. Pjesë e rezultatit janë thjeshtimet në organizimin e orarit të punës dhe përmirësimet që rrisin atraktivitetin e sektorit të ndërtimit.

Kështu, si rezultat i negociatave, duke filluar nga 1 janari 2023, paga aktuale do të rritet me 150 franga dhe paga minimale me 100 franga, përcjell albinfo.ch. Kontrata e re në nivel vendi, lidhet për tre vjet.

Rezultati i negociatave ende duhet të miratohet nga organet vendimmarrëse të të dyja palëve.