Gjilan

Punëtorëve serbë të institucionit ilegal shëndetësor në Gjilan i ndalohet paga që vjen nga Serbia, paguhen vetëm mjekëve që janë marionetë e menaxhmentit të këtij institucioni

Duket se punëtorët serbë të Qendrës Shëndetësore të Gjilanit që është institucion ilegal dhe paguhet drejtpërdrejt nga Serbia janë rënë pre e një mashtrimi.

Disa nga ata janë ankuar se udhëheqësit e tyre që po ashtu janë të etnitetit serb i ka keqpërdorur pagat e tyre.

Sipas faqes “Kosovo i M.” shumë punëtorë të kësaj qendre ilegale që vepron në rajonin e Gjilanit, kanë shkruar mesazhe për këto keqpërdorime. Admini i faqes apelon qe të dëmtuarit që kanë nisur mesazhe private, të organizohen dhe ta ngritin zërin.

“Te gjithë atyre që na shkruajnë këto dite nga ZC Gjilan për rrogat që ua “hëngrën” udhëheqja, ju themi organizohuni dhe ngriteni zërin publikisht, sepse lufta ka kuptim vetëm kur bashkoheni të gjithë, e jo kur fshiheni edhe pas faqes tonë”, shkruan admini në postim.

“Në Beograd e dinë shumë mirë, por nuk ta zgjidhin problemin për sa kohë që hesht. Në fakt, heshtja u shkon më së miri atyre. Ose trego pak guxim ose mbylle gojën dhe lejoi ata të bëjnë të njëjtën gjë me ty përsëri. Në një luftë kaq të guximshme do të keni mbështetjen tonë”, shkruan kjo faqe.

Raportohet se paga e muajit nëntor punëtorëve të këtij institucioni shëndetësor ilegal i jepet sipas përzgjedhjes, ose thënë më mirë, paga u jepet vetëm mjekëve që janë afër menaxhmentit të këtij institucioni. “Nga atmosfera e frikës, njerëzit detyrohen të heshtin ose të flasin në mënyrë anonime”.

BONUS VIDEO: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon