Konstatimi

Punëtorët teknikë të shkollave fajësojnë Albin Kurtin për pagat e vogla

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë, kanë hyrë në grevë, me arsyen se pagesat e tyre nuk janë në nivel me pagesat e punëtorëve tjerë komunal, me status të njëjtë.

E, për gjendjen në të cilën janë, ata përpos Përparim Ramës, po e fajësojnë edhe Albin Kurtin.

Sipas tyre, Kurti duhet që të vendosë për rrogat e kësaj kategorie.

Ekipi i Ballkani.info ka qenë sot në shkollën fillore dhe të mesme të ulët, ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë, ku ka parë nga afër grevën e këtyre punëtorëve.

E, para kamerës së Ballkanit, punëtorët në fjalë kanë treguar shqetësimet e tyre, duke thënë se kanë paga të vogla dhe se kompania private që merret me menaxhimin e tyre, nuk po merret me ta në fakt.

Nga ana tjetër, Ballkani.info ka tentuar gjatë ditës të kontaktojë me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i cili sipas këtyre punëtorëve, u ka premtuar se rroga do u rritet me 1 janar 2024, por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kontakti me Zogajn ka qenë i pamundur.

Në videon më poshtë mund të ndiqni edhe versionet e këtyre punëtorëve për këtë grevë.