Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, punëtorët e sigurimit dhe të Qendrave Mjekësore e Familjare të Prishtinës të përkrahur nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat kanë protestuar para komunës.

Ata paralajmëruan nga java e ardhme edhe greva nëse komuna nuk ndërmerr ndonjë veprim në drejtim të plotësimit të kërkesave të tyre.Këta punëtorë po kërkojnë të kthehen nën menaxhim të komunës së Prishtinës dhe pagesën e 4 për qindëshit.

“Ndal diskriminimin e punëtorëve në sektorin privat”, “Paguaj borxhin”,

“Respekto ligjin na kthe nën menaxhim të komunës”, ishin vetëm disa nga kërkesat përmes parullave që po i kërkonin këta punëtorë.