Grevë

Punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës hynë në grevë

Brenda hapësirës së shkollës bëjnë të njëjtin punë.

Por punëtorët teknik të sektorit privat në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina” në kryeqytet, marrin pagë shumë më të ulët se ata të sektorit publik.

Për mirëmbajtjen e shkollës, këta punëtorë marrin page rreth 250 euro, e kolegët e tyre që paguhen nga buxheti i komunës së Prishtinës paguhen 390 euro.

E nëse paga tyre nuk balancohet, nga hëna këta punonjës do të hyjnë në grevë.

E kjo pagë për Femi Beslimin po është e pamjaftueshëm për të kryere obligimet familjare të cilat i ka.

Të padrejtë mënyrën e pagesës, po e konsideron edhe Bukurie Sekiraqa, e cila është punëtore teknike në shkollën “ Asim Vokshi.

Këtë pagesë mujore që merr për pastrimin e shkollës, Sekiraqa thotë që nuk i mjafton as për gjerat elementare.

Prandaj pret që sa me shpejt paga të bëhet njëjtë sikurse edhe kolegeve të saj të cilët marrin page nga komuna.

Grevën punëtorët teknik do ta fillojnë nga hëna e nëse nuk plotësohen kërkesat deri te premten ata do ta ndërprenë punën.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Komunën e Prishtinës por deri në transmetimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje se a do të plotësojë kërkesat e këtyre punëtorëve.

VIDEO BONUS: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve