Kosova

Punëtorët nëpër institucionet qeveritare lidhin pushimin për Vitin e Ri

Fundi vitit 2018 ka bërë që shumë punëtorë të Institucioneve publike të lidhin pushimet e Vitit të Ri me ato vjetore, kështu Institucionet qeveritare kanë nisur vitin 2019 nga shtëpia, duke mos u paraqiture fare në vendet e tyre të punës.

Ndonëse qytetarët kanë kërkuar shërbime pas datës 2 janar nëpër disa Institucione publike, sidomos në ato qeveritare, një gjë e tillë nuk ju është ofruar pasi shumë punëtorë të Institucioneve po vazhdojnë pushimet e tyre.

Gjatë ditës së enjtje e cila është ditë pune, lëvizje të pakta janë vërejtur nëpër institucionet qeveritare.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe KTV’ja duke biseduar me disa punëtorë, të cilët prapa kamerës kanë thënë se brenda objekteve institucionale ka shumë pak punëtorë të pranishëm.

Sipas tyre, shumë nga ta që munguan, i kanë lidhur këto dy ditët e festës me pushimet vjetore.

Në vendin e tij të punës nuk ka dalë as Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, i cili i ka lidhur ditët e pushimit dhe nuk do të dalë në punë këto dy ditët e ardhshme.

Veç dy ditëve të pushimit për Vitin e Ri edhe të hënën e ardhshme do të jetë ditë pushimi, shkaku i festës së krishtlindjes ortodokse.