Disa lagje të Prishtinës në mëngjesin e së dielës kanë mbetur pa ujë.

Kjo si pasojë e shpërthimit të një gypi në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj” dhe “Kosta Novakovic” në kryeqytet.

Ballkani.info ka kontaktuar me Kryeshefin ekzekutiv të ujësjellësit ‘Prishtina’, Ilir Abdullahu, i cili ka treguar detajet e ngjarjes dhe kur pritet të mbarojë sanimi i gypave.

“Nga vendi i ngjarjes në këto momente me shi punëtorët janë duke e bërë të pamundurën për të kthyer furnizimin me ujë të pijes për të sanuar tubin transportues 350 mm i dëmtuar nga presioni në oret e hershme të mëngjesit ku pa ujë janë pjesa e qendrës së qytetit deri në rrugën Agim Ramadani, Qyteza Pejton një pjesë e madhe e Dardanisë që furnizohet nga kjo linje është pamundesuar sanimi më i shpejtë për shkak të komunikimeve të zonave të presionit dhe vonesës së ndërprerjes së ujit. Tani veçse ka fiulluar sanimi dhe dikund rreth ores 18 deri në 18:30 uji duhet të lëshohet”, ka thënë Abdullahu. /Ballkani.info