Punëtorët e sektorit privat do të verifikohen para se t’u dalin 100 euro shtesë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka konfirmuar sot se shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të dalin pas verifikimeve nga komisioni shqyrtues.

Murati në një konferencë për media tha sot se ky komision do të formohet së shpejti dhe se do të trajtojë të gjitha aplikimet në mënyrë që më pas të fillojë pagesa për këtë kategori.

“Procesi është ende i hapur për aplikim dhe po presim aplikimet në vazhdimësi dhe prej javës tjetër e tutje, besoj që do të formohet komisioni shqyrtues i cili më pas do të trajtojë të gjitha aplikimet dhe do të mund të fillojë pagesa edhe për këtë kategori”, ka thënë ai.