Punëtorët e RTK-së në protestë, të pakënaqur me Ligjin për Paga

Sindikata e Radio Televizionit të Kosovës po proteston sot para Kuvendit.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë heqjen e RTK-së nga Ligji për Paga, pasi që i njëjti pritet që të votohet nga Kuvendi i Kosovës.

Në protestën e kaluar, punëtorët e kësaj sindikate kishin arritur të ndalnin votimin i cili do ta përfshinte RTK-në në këtë ligj në komisionin për media.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj tash e disa kohë po përballet me greva dhe protesta të shumta nga sektorë të ndryshëm.

Të fundit që kanë hyrë në grevë janë shërbyesit civil, ndërkaq që greva në arsim ka hyrë në javën e tretë.