Punëtorët e pompës në Vushtrri tentojnë të mashtrojnë: E pësojnë keq nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar në Vushtrri, pasi që kanë inskenuar një rast të sulmit ndaj një punëtori të pompës.

Në raportin 24 orësh Policia ka bërë të ditur se një punëtor i pikës së karburanteve në bashkëpunim me dy persona ka inskenuar rastin e sulmit ndaj një punëtori të pompës, ku nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë i janë grabitur një sasi e të hollave.

Është arritur identifikimi i të dyshuarve, ku është gjetur dhe konfiskuar 405 euro dhe një thikë, e përdorur në rast si dhe janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës: 

Vushtrri, 25.05.2020 – 01:15. Një punëtor i pikës së karburanteve në bashkëpunim me dy persona ka inskenuar rastin e sulmit ndaj një punëtori të pompës, ku nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë i janë grabitur një sasi e të hollave. Është arritur identifikimi i të dyshuarve, ku është gjetur dhe konfiskuar 405 euro dhe një thikë, e përdorur në rast si dhe janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.