Punëtorët e ndërtimtarisë detyrohen të punojnë edhe pasi Qeveria ju ndali punën

Tashmë COVID-19 apo i njohur ndryshe si koronaviursi e ka prekur edhe Kosovën, ku dy raste të reja janë paraqitur gjatë ditës së djeshme.

Qeveria e Kosovës pas këtyre dy rasteve, ka marrë vendim që të gjithë kompanitë dhe bizneset private, shkollat, linjat ajrore dhe kufijtë e Kosovës të mbyllen.

Por, vendimet e Qeverisë nuk po i respektojnë kompanitë private të ndërtimit, ku gazetarët e Metros kanë parë dhe realizuar disa fotografi ku ata janë parë duke punuar edhe sot.

Punëtorët e kompanive private të ndërtimit kanë dalur edhe sot të punojnë sikurse ditëve të tjera normale, kështu duke u detyruar të respektojnë vendimet e shefave.

Në vendimin e dhjetë të Qeverisë që morri dje thuhet se “Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia”, por kjo duket se nuk është kuptuar mirë nga kompanitë e ndërtimit, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë e Qeveria ka deklaruar se do të ketë ndëshkime të rënda për të gjithë ata që nuk do të respektojnë vendimet e marra për parandalimin e koronavirusit.

Metro ka realizuar disa fotografi që ju mund t’i shikoni më poshtë.