Punëtorët e MKRS-së që pesë ditë në protestë

Për të pestën herë më radhë, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kanë protestuar sërish kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.

Labinot Berisha, kryetar i Sindikatës për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se nuk janë kundër vendosjes së Presidencës në këtë objekt, por që janë kundër zhvendosjes se tyre në objekte private.

“Ju e dini qëllimi i kësaj proteste ka të bëjë me refuzimin e MKRS-së në një objekt privat dhe qëllimi i kësaj protestë ka të bëjë me paratë e taksapaguesve tanë që mos të shkojnë duke paguar objekte private dhe kostoja është shumë e madhe. Për neve kjo vendosmëri është që zyrtarët tanë mos të zhvendosen nga ky objekt. Dëshiroj të bëjë me dije se protesta nuk ka të bëjë me dije se protesta nuk ka për qëllim që Presidenca ta refuzojmë në këtë objekt por qëllimi ynë është zhvendosja në prona private”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

loading…