Pulsi publik: Dogana, KEDS dhe AKP janë institucionet më të korruptuara

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka lansuar raportin Pulsi Publik XV, ku është thënë se ka rënie e lehtë e kënaqshmërisë për punën e presidentit, nga 39.1 përqind sa ka qenë, në 38.4 përqind.

Ndërsa, kënaqshmëria me Qeverinë është rritur nga 30 përqind në 31.3 përqind, ndërsa puna e kënaqshëmria për punën e kryetarit të kuvendit, është rritur nga 31.5 përqind në 36.3 përqind.

Po ashtu, kënaqshmëria me gjyqësorin është rritur nga 31.2 përqind në 37.8 përqind.Arben Qirezi, menaxher i projektit Pulsi Publik, tha se tri problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

Ai ka thënë se Dogana, KEDS dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit janë institucionet më të korruptuara sipas Pulsit publik