2-3

Pulisiq e bën Milanin lider

Kapiten i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisiq, ka qenë vendimtar në fitoren e Milanit ndaj Torinos me rezultat 3:2. Pulisiq u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të, ndërsa shënoi dy gola brenda dhjetë minutave për fitore e madhe të Milanit.

Ai realizoi golin për 2:2 në minutën e 67-të, kurse në minutën e 77-të shënoi golin e fitores për 3:2.

Golin për 2:1 e shënoi Adrien Rabiot në minutën e 24-t.

Torino ishte në epërsi 17 minutat e parë me golin e Nikola Vlasiqit në minutën e 10-të nga penalltia dhe Duvan Zapatas në minutën e 17-të. Por më pas Milani shënoi tri gola për fitoren 3:2. Ardon Jashari mbeti në stol, kurse ndeshjen te Torino e kompletoi Kristjan Asllani. Me firore, Milani është bërë lider me 31 pikë sa ka edhe Napoli. Torino është i 16-ti me 14 pikë.