Janë bërë bashkë në Itali, ata që po njihen në gjithë botën.
Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, janë vetëm disa prej emrave që po shënojnë suksese në botë, e që në Romë janë bërë bashkë për një arsye, shkruan Ballkani.info.
Ata janë mbledhur në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, pasi me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverisë shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.
Ka qenë Ramë Lahaj i cili në Facebook ka hedhur një fotografi ku shihet se është pranë Dukagjin Lipës, Duas, nënës dhe motrës së saj si dhe pranë futbollistit Lorik Cana.
Kujtojmë që koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipërisë në kuadër të 55- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Përpos të lartëpërmendurve, në koncert do ketë edhe emra tjerë të njohur si Inva Mula, Erëza, Genc
Tukici, Eno Peci, Olen Cezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta./Ballkani.info/








