Pulë me rrush

Përbërësit:

– 4 gjokse pule
– 50 gr gjalpë
– 2 luge vaj
– gjysme gote vere
– gjysme gote konjak
– 1 vegete
– brandy
– rrush i bardhe
– majdanoz i grire
– 10 gr sheqer
– arre moskat
– kripe, piper

Përgatitja

Patroni gjoksin e pulës dhe futini ne një tas te mbuluar nga konjaku ose vera, aromatizojini me pak kripë dhe piper dhe shpërndani majdanozin, mbulojini me kapak dhe lërini te marinohen per 2-3 ore.

Në një enë shkrini gjalpin, bashkoni 2 lugë brandy, sheqerin dhe 20 kokrra rrush, në zjarr të lartë për disa minuta. Hiqni gjokset e pulës nga salca e marinuar dhe skuqini me pak vaj dhe gjalpë duke i kthyer here pas here. Pasi te marrin një ngjyre te arte hiqini.

Shkrini një vegetë në gjysmë gote ujë dhe hidheni ne gjokset e pulës ziejeni për 10 minuta me zjarr te ulet, disa minuta para se ta fikni shtoni kokrrat e rrushi dhe aromatizoni me arrë moskat.