Pulë e pjekur me portokall

Pula ky ushqim i njohur dhe i preferuar thuajse për të gjithë, shije e cila u përshtatet të gjithëve, por po ti shtojmë portokall si duket do të bëhet një shije shumë e veçantë, transmeton Ballkani.info

Më poshtë gjeni recetën e kombinimit interesant, pulë me portokall. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:
1 pulë
2 portokall
Vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
Sheqer kaf
2 gota lëng portokalli
2 tableta koncentrat pule

UDHËZIMET
1. Në fillim marinoni pulën me kripë.

2. Më pas qëroni një portokall.

3. Gjysmën e ndani në feta, ndërsa gjysmën tjetër të plotë e fusni brenda pulës.

4. Fetat e portokallit i vendosni anash pulës.

5. Sipër i shtoni vaj ulliri.

6. Në një tigan skuqni gjalpin dhe sheqerin kaf.

7. Më pas shtoni lëngun e portokallit dhe tabletat e pulës.

8. Trazojini mirë dhe ia shtoni pulës sipër.

9. Futeni tavën në furrë përreth 1 orë.

10. Në fund e shërbeni të ngrohtë dhe shijojeni./Ballkani.info/