Publiku çohet në këmbë kundër fitores së Enedës, duan Fifin

Në Pallatin e Kongreseve, sonte u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”.

Fituesja e çmimit kryesor u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

Meqenëse u shpall fituese Eneda, publiku u çua në këmbë duke kërkuar Fifin si fituese. Edhe vetë Eneda e ka vlerësuar performancën e saj dhe pasi mori çmimin tha se po të kishte mundësi do ta ndante përgjysmë me Fifin.