Publikon foto të veturës që e ka në shitje, por poston gabimisht edhe foto të organit gjenital

Një burrë ka postuar disa fotografi të makinës të cilën donte ta shiste, por bëri një gabim kur ngarkoi ato

Në mesin e 40 fotografive, ai ka ngarkuar gabimisht edhe fotografi të organit të tij gjenital.

Personi në fjalë vendosi të shesë makinën e tipit Nissan Navara 2011, por kur një përdorues i Twitter-it hyri në galeri ku ishin 40 fotografive, pa edhe dy fotografi të organit gjenital.

Një përdorues komentoi: “Sa herë që shoh një Nissan Navara në rrugë, do të kem vizione të atyre fotografive”.

Nuk dihet nëse burri ishte në gjendje të shiste makinën, por reklama tani është hequr nga faqja e internetit.

Nuk është konfirmuar nëse ky ishte një vendim nga shitësi për shkak të ndonjë mesazhi të çuditshëm që ai mund të ketë marrë ose nëse faqja e hoqi atë.