Afera 1997

Publikohet xhirimi: Clintoni para kamerave e përqafon Monica Lewinskyn VIDEO

Në video inçizimin e vjetër prej 20 vjetësh dhe i cili është publikuar këtë javë shihen akterët e dikur aferës së madhe – ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe Monica Lewinsky se si “emotivisht” komunikojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Videoja e cila daton nga viti 1997, kur edhe shpërtheu skandali, është publikuar nga biblioteka presidenciale William Clinton dhe në të shihet se si Bill Clinton, i cili e jep raportin e tij të përjavshëm në radio, dhe më pas në Dhomën Ovale përshendetët me të mbledhur, në mesin e të cilëve është edhe Monica Lewinsky.

Aso kohe, Monica ishte praktikante në Shtëpinë e Bardhë, shkruan ballkani.info.

Në xhirim shihet se si Clinton dhe Lewinsky bisedojnë, derisa ai rreth qafës së tij e vendos dorën, e më pas bëjnë fotografi, raporton Fox News.

Fotografitë nga kjo ngjarje janë bërë publike kohë më parë, por kjo është hera e parë që publikohet videoja.

Biblioteka e Clintonit ka refuzuar ta komentoj videon. /Ballkani.info/