Publikohet videoja e Noizyt duke bërë ‘drift’ me Ferrari (VIDEO)

Noizy pak minuta më parë publikoi një video në Instagram me makinën e tij të tipit Ferrari.

Në videon e publikuar reperi nga Shqipëria shihet tek sa bën lëvizje akrobatike me makinën e tij luksoze.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo video të jetë pjes e klipit të ri pasi që Noizy kishte paralajmëruar projekte të reja apo edhe ndoshta e ka bërë vetëm për qejf duke e pasur parasysh se ai është një prej rep artistëve që i ka në qejf makinat dhe posedon shumë prej tyre nga më të shtrenjtat.

Ditë më parë u publikua kënga e fundit e tij e titulluar “Sekret i Bukur” dhe deri tani llogaritet si një sukses në bazë të klikimeve të grumbulluara.

https://www.instagram.com/p/Bw18xcIg44f/?utm_source=ig_embed