Publikohet video nga momenti i shpërthimit të zjarrit që la pa rrymë gjithë Shkupin

Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit është bërë një defekt, përkatësisht zjarri në afërsi të nënstacionit në Pintija, raporton TetovaSot.

Pjesa më e madhe e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike. Vendbanimet Aerodrom, Novo Lisice, Vodno, Kisella Voda, Qendër, Katlanovë, Kozle, Taftalixhe janë vetëm disa nga vendet që kanë mbetur pa energji elektrike.

“Nuk ka pasur rrymë për shkak të shpërthimit të rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s, për të cilin nuk kemi informacion të plotë se çfarë ka ndodhur, por ekipet tona janë gjithmonë në dispozicion dhe në shërbim të MEPSO-së që Shkupi të kyçet nën rrymë “, thonë nga EVN-ja./TS