Publikohet video e momentit të vrasjes së reperit të njohur amerikan

Reperi amerikan u qëllua me armë zjarri pas një përleshje në një klub.

TMZ konfirmon se video që është publikuar në internet, është nga xhirimet e ngjarjes.

Në video shihet një përleshje mes disa personave përpara se të shkëmbehet zjarri dhe disa njerëz teksa dalin.

Von ndihmohet nga një automjet, i cili shpejton për në spital.

Autoritetet thonë se King Von nuk u qëllua nga oficerët e Departamentit të Policisë në Atlanata, duke kundërshtuar thashethemet që qarkulluan.

Policët thonë se hetuesit besojnë që reperi u qëllua gjatë shkëmbimit të plumbave fillestar mes dy grupeve, e cila ndodhi para se policia të përgjigjej dhe të përpiqej të ndalonte të shtënat.

Policia gjithashtu thotë se King Von u largua nga vendi i ngjarjes dhe mbërriti në spital pak më vonë, ai u zbrit nga vetura e dikujt.

Reperi vdiq pas një konfrontimi të dhunshëm jashtë një klubi nate në Atlanta, i cili përfundoi me të shtëna armësh.

Thuhet se shkëmbimi i zjarrit ndodhi mëngjesin e hershëm të së premtes jashtë “Monaco Hookan Lounge” në qendër të qytetit Atlanta.