Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, së fundmi është përfshirë në një debat të ashpër me kompaninë që deri më tash i menaxhonte klikimet në kanalin YouTube.
Këta të fundit akuzuan mediat se po përkrahin këngëtaren Hadërgjonaj, vetëm e vetëm për faktin se raportuan një lajm që ishte legjitim për t’u raportuar për sqarimin e fansave dhe publikut.
Tani, kompania ArkivaShqip ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqin Albërien teksa komunikon me ta me një ton të ashpër duke kërkuar shkëputjen e menjëhershme të kontratës.
Hadërgjonaj ankohen në kompaninë se nuk po i japin mbështetje aq sa duhet siç bëjnë me këngëtarë të tjerë, ndërsa kërkon menjëherë prishjen e kontratës me ta.
Në tensione e sipër përgjatë videos dëgjohen edhe të shara nga këngëtarja, e cila mesa duket ka ngelur e pakënaqur me trajtimin që kjo kompani ka bërë ndaj saj.







