Michael Jackson

Publikohet traileri për dokumentarin e ri i akuzuesve të Michael Jackson “Leaving Neverland”

Në vitin 1993, Jackson u akuzua fillimisht për abuzim të të miturve nga familja e 13-vjeçarit Jordy Chandler. Rasti është zgjidhur jashtë gjykatës dhe nuk është ngritur padi penale.

Një dekadë më vonë, në vitin 2005, ai u gjet i pafajshëm nga një juri në lidhje me akuzat për abuzim seksual të një tjetër 13-vjeçari, Gavin Arvizo. Dokumentari përmban dëshmi abuzimi seksual kundër Jackson nga Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët janë të dy tani në të 30-at. Ata të dy bëjnë pretendime se ylli i ka molestuar ata kur ishin fëmijë në vitet 1990.

Wade Robson, një dëshmitar për Jackson në gjyqin e abuzimit të fëmijëve në vitin 2005 në të cilin u lirua këngëtari, tani pretendon se ai gënjeu nën betim dhe se pas dy “tronditjeve mentale” dhe lindjes së fëmijës së tij, ai vendosi të fliste me terapistin e tij .

“Ishte thjesht dhimbje, neveri dhe zemërim, ideja e diçkaje të tillë mund të ndodhte me djalin tim”, thotë Robson. Në vitin 2013, ai ngriti një padi kundër Jackson, por një gjykatë hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se ai ka pritur shumë kohë për të paraqitur padinë.

Në dokumentar, Robson pohon se abuzimi filloi kur ai ishte shtatë vjeç, dy vjet pasi u takua fillimisht me Jackson. Ai vazhdon të pohojë se Michael Jackson u përpoq ta penetronte në mënyrë anale, kur ai ishte 14 vjeç. Robson pastaj thotë se Jackson e urdhëroi atë të hidhte të mbathurat e tij “me gjak”.

Ndërkohë, James Safechuck thotë se Jackson i bleu stoli si fëmijë , dhe madje kreu një ceremoni “kinse martese” midis dy palëve. Ai gjithashtu pretendon se ka pasur disa dhoma në fermën Neverland të Jackson, të cilat ishin përdorur për ta molestuar atë. Safechuck gjithashtu pretendon se çifti praktikoi disa “stërvitje” për tu veshur shpejtë, nëse dikush hynte në shtëpi dhe i ndërprente./UrbanFm/