Publikohet rezultati i të dyshuarit për Covid-19 që e kërcënoi Gazmend Muhaxherin

Një person me inicialet D.B nga komuna e Podujevës, që e kishte kërcënuar gjatë muajit mars, kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, e i cili ishte arrestuar kishte dhënë simptoma dyshuese për Covid-19, por ka rezultuar negativ.

Verifikimi i tij shëndetësorë dhe dyshimet kishin pasuar, pasi i njëjti ishte bartur nga një patrollë policore në stacionin e Pejës, fillimisht në Komandën e Pejës e më pas edhe në stacionin e Istogut.

Ai kishte pasur kontakt me numër të konsiderueshëm policësh të stacionit të Pejës dhe Istogut, si dhe me ekipin mjekësorë të QKMF-së Istog, ku këta të fundit kishin kaluar në izolim.