Reforma Evropiane

Publikohet raporti i Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP sot me fillim nga ora 11:00 do të publikojnë “Raportin e Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën Janar-Shtator 2018”.

Agjenda për Reforma Evropiane (ARE) në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) fokusohet në tri shtylla kryesore:

Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit – monitoruar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Konkurrueshmëria dhe Klima e Investimeve – monitoruar nga Instituti GAP dhe Punësimi dhe Arsimi – monitoruar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike

Ky monitorim ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe ngecjeve në kuadër të ARE.

Fokusohet në vlerësimin e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe zbatimin e masave dhe veprimeve të ARE. Tri organizatat e përfshira në këtë raport PIPS, GLPS dhe Instituti GAP, kanë monitoruar procesin vazhdimisht në mënyrë intensive në ministritë përkatëse dhe kanë përmbledhur vlerësimet e tyre të cilat janë të identifikuara në raport.