Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit është regjistruar vetëm një viktimë nga COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, shkruan Ballkani.info.
Njoftimi i plotë:
26 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.
Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.
Në total numri i rasteve aktive është 2.381.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!







