Raporti 24'orësh

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, sot 4 viktima

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19, raporton Ballkani.info.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 643 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204 mijë e 632.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

12 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

ℹSot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 14.639

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!