763 qytetarë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Ballkani.info.
Kështu ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë (MSh) në raportin e përditshëm për koronavirus, duke theksuar se është shënuar një rast me fatalitet.
Numri total i rasteve aktive, sipas MSh-së, është rritur në 2.184.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 213 pacientë. /Ballkani.info/








