“Në Kuadër të Dashurisë”

Publikohet “Pa ty” nga Luiz Ejlli – kolona zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Është publikuar së fundmi kolona zanore e filmit të realizuar nga Top Channel, “Në Kuadër të Dashurisë”.

“Pa ty” mban titullin kënga që vjen me një interpretim të ndjerë nga artisti shkodran, Luiz Ejlli.

Kënga u lansua pak ditë para premierës së filmit që do të jetë në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë më 9, 10 dhe 11 tetor.

Protagonistë kryesorë të këtij filmi janë ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2: Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Ndonëse kundërshtarë të mëdhenj në lojë, ata në këtë projekt luajnë si çift dhe kanë skena bashkë mjaft interesante.

Të tjerë të përfshirë në këtë film janë: Ylber Bardhi, Sara Hoxha, Zamira Kita, Salsano Rrapi, Ndriçim Xhepa, Olta Daku, Roerd Toçe, Eni Shehu, Aleksandër Grami, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.

Kënga duhet theksuar se u realizua nga Elgit Doda, i cili u kujdes edhe për muzikën e tekstin. /Telegrafi/