Publikohet një këngë për Kurtin e Osmanin: E çmon Amerika, e don krejt Evropa!

Për Albin Kurtin janë nxjerrë këngë edhe më parë, por kësaj here është publikuar një e re, ku i këndohet bashkëpunimit të tij me Vjosa Osmanin.

Në këtë këgë, të realizuar jo me përkushtim shumë të madh, figura e Kurtit lartësohet duke e krahasuar me atë të Hasan Prishtinës e Fan Nolit.

Madje në këngë thuhet se atë e çmon Amerika, e e duan në krejt Evropën.

Kënga është publikuar nga një përkrahës i VV’së, me emrin Premtim Ibrahimi.