Publikohet një fotografi e Luana Vjollcës me të dashurin nga pushimet në Spanjë?

Ajo këtë kohë ka qenë një nga emrat më të diskutuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.

Kjo për faktin se u komentua për shkak të projektit “Thuaje”, në të cilin trajtoi gjëra të shumta nga jeta personale e profesionale, e madje përçoi mesazhe të fuqishme.

Derisa ditë më parë solli këngën e re “Nuk o ka ma qet” në bashkëpunim me MC Kreshën, ajo së fundmi bëri me dije se ka nisur pushimet në Spanjë.

Foto: Screenshot/Indeks

E këto pushime duket se po i kalon së bashku me partnerin e saj, biznesmenin Krenar Çoçaj, për të cilin nuk e ka konfirmuar asnjëherë se është në lidhje.

Në një imazh të shpërndarë në rrjete sociale, shihet një fotografi e përbashkët e Luanës me partnerin.