Publikohet lista me 10 qytetet më të mira për t’u vizituar më 2020

Është vendlindja e Wolfgang Amadeus Mozart dhe shtëpia para luftës e familjes që frymëzoi “Tingulli i Muzikës”.

Nëse kjo nuk do të ishte arsyeja e mjaftueshme për ta vizituar, vitin e ardhshëm është përvjetori I 100-të i Festivalit me famë botërore të Salzburgut, një festë vjetore verore me muzikë, teatër dhe ngjarje kulturore që zhvillohen në të gjithë qytetin.

Salzburgu, në Austri, sapo është emëruar qyteti më i mirë nga Lonely Planet për tu vizituar në vitin 2020. Një shembull i një qytet-shtet kishtar, qendra historike e tij është e vendosur në mënyrë ideale midis Europës Veriore dhe Jugore.

Rezultati ishte një qytet i paprekur barok ku përzierja e kulturave italiane dhe gjermane shihet qartë gjatë një shëtitje nëpër këtë zonë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lista e plotë prej 10 qytetesh:

1. Salcburg, Austri

2. Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

3. Kajro, Egjipt

4. Galuej, Irlandë

5. Bon, Gjermani

6. La Paz, Bolivi

7. Koçi, India

8. Vankuver, Kanada

9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

10. Denver, Shtetet e Bashkuara të Amerikës