Publikohet fotoja e sulmuesit të Sali Berishës në spital, i shtrirë dhe i prangosur

Mbrëmjen e djeshme, Gert Shehut 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën i është komunikuar arrestimi.

Siç duket dhe nga foto me pranga në duar në spitalin e Traumës dhe i ënjtur firmos deklaratën e tij. Ai nuk ka dhënë deklarime të plota, por ka thënë se do të flasë në një moment të dytë.

Kujtojmë se Shehu goditi mesditën e djeshme Berishën, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës të thirrur nga opozita.

Pas sulmit, autori u neutralizua nga truprojat e Berishës të cilët e goditën me shkelma e grushta në fytyrë e pjesë të tjera të trupit duke i shkaktuar edhe dëmtime.