Kim Kardashian ka publikuar imazhin e parë të djalit dhe zbuloi si e pagëzuan.
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale fotografinë e parë të djalit të sapolindur, shkruan lajmi.net.
Çifti ka pak ditë që janë bërë prindër për herë të katërt, foshnja erdhi në jetë nga një nënë surrogate.
Kim dhe Kanye kanë vendosur që djalin ta pagëzojnë Psalm West, ndërsa shprehen të bekuar dhe të plotësuar në jetë.
“Dita e Nënës e bukur me ardhjen në jetë të fëmijës sonë të katërt. Ne jemi të bekuar tejmase, kemi gjithçka që na nevojitet”, ka shkruar Kanye.








