Publikohet fotografia e terroristit të vrarë sot në Londër

Sudesh Amman është emri i terroristit i cili u vra pasditen e sotme në Londër nga policia.

Ai me anë të një hanxhari terrorizoi zonën në  Streatham High Road pasditen e kësaj të diele, ndërsa më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Mediat britanike bëjnë me dije se Amman më parë ishte dënuar me tre vjet burg por ishte liruar pasi kishte kryer gjysmën e dënimit, megjithatë mbikëqyrej pasi kishte dyshime se mbante pikëpamje ekstremiste.