Publikohet fotografia e parë e Remzije Mustafës pas kthimit në shtëpi

Në orët e mbrëmjes është gjetur Remzije Mustafa, e cila është zhdukur tetë ditë më parë, dhe po kërkohej nga familja e saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gruaja në fjalë është gjetur.

E para pak çasteve një nga vullnetarët ka publikuar në Facebook një fotografi me Mustafën pasi ajo u kthye në shtëpi.

“Mir se erdhe ne shtepi znj Remzije Mustafa. Te paqim me shendet dhe jet te gjat. Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza qe te duan”, ka shkruar Ridvan Tahiri.

Policia tha se ajo është gjetur në të njëjtën lagje, por në një shtëpi të pabanuar.

Remzije Mustafa ka arritur shëndosh në banesën e saj, mirëpo akoma nuk dihet se ku ka qëndruar për tetë ditë.

loading…