Publikohet fotografia e autorit të masakrës së sotme në Zagreb

Mediat kroate kanë publikuar fotografinë e autorit të masakrës së sotme në Zagreb, e cila është më e rënda në Kroaci që pas pavarësisë si shtet.

Emri i tij është Igor Nadj, 36 vjeç, taksist nga Vukovari, i cili gjithashtu kreu vetëvrasje disa orë më pas ,shkruan Jutrarnji.hr.

Viktima të kësaj vrasje makabre janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë i moshës 10 vjeç.

Deri tani motivet janë ende të pa konfirmuara, por dyshohet se gjithçka është e lidhur me xhelozinë, në të cilën përfshihet edhe e dashura e autorit, Maya dhe foshnja e saj dy muajshe, e cila është e mbijetuara e vetme e masakrës.

Siç shkruajnë mediat kroate, autori i vrasjeve ka qenë gjithmonë nën vëzhgim nga autoritetet e drejtësisë.

loading…